Si pritet të rreshtohen skuadrat e Dinamos dhe Tiranës?

- Bota Sot

Si pritet të rreshtohen skuadrat e Dinamos dhe Tiranës?

Dinamo do të përballet sot me Tiranën në derbin e kryeqytetit. Sfida e planifikuar të luhet në “Air Albania”, do të nisë në orën 19:30 dhe duke parë momentin e vështirë, të dyja ekipet do të synojnë që të marrin më të mirën.

Si Dinamo, ashtu edhe Tirana do të kenë mungesa të shumta në këtë takim, ku pritet që trajneri i bluve, Ilir Daja të bëjë edhe improvizime në rreshtim.

Prapavija pritet të jetë e njëjta si në ndeshjen e fundit ndaj Bylisit, me Teqjen në portë, i ndihmuar nga Lorran në të majtë e Maliqi në të djathtë.

Qendra e mbrojtjes do të jetë sërish e përbërë nga Teikseria dhe Beqja. Në mesfushë, Gudiabi, Qardaku dhe Lorenco Vila do të ndihmojnë treshen e sulmit që do të jetë e përbërë nga Bregu në të djathtë, Nani në të majtë dhe Guindon në qendër. Në stol, me shumë gjasa do të jetë edhe Dita pavarësisht se nuk është rikuperuar ende, ndërkohë që jashtë mund të mbetet Qefalija.



Read it all at Bota Sot