Supermodelja e njohur do të jetë përsëri protagoniste në shortin e fazës finale të Botërorit

- Bota Sot

Supermodelja e njohur do të jetë përsëri protagoniste në shortin e fazës finale të Botërorit

Kombëtaret e krejt botës, përfshirë këtu edhe Kosova e Shqipëria, po e presin me padurim të premten, ditë kur do të hidhet shorti i fazës finale të Kupës së Botës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Turneu, i cili është zgjeruar, do t’i shohë 48 Kombëtare pjesëmarrëse nga secila pjesë e botës, të cilat do t’i zbulojnë kundërshtarët e tyre të verës së ardhshme, në eventin që do të mbahet në SHBA, në Meksikë e në Kanada.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino do të shoqërohet nga supermodelja dhe ikona globale, Heidi Klum, e cila do të rikthehet në rolin që e kishte mbuluar në Gjermani në vitin e largët 2026.

Ylli, fituese e një çmimit Emmy, ka thënë se ndihet e nderuar për ta prezantuar këtë event.

“Ta drejtoj prapë shortin final pasi kisha marrë pjesë në këtë spektakël para 20 vjetësh në vendin tim të origjinës, është vertët e jashtëzakonshme”, deklaroi ajo.

“Kupa e Botës e bashkon botën si asnjë event tjetër dhe të jem prapë pjesë e kësaj magjie, në një skenë dhe garë edhe më të madhe, e cila i përfshin tri vende mikpritëse nga 48 Kombëtare pjesëmarrëse, është një nder i madh për mua”, përfundoi Heidi Klum.

Edhe aktori dhe producenti Danny Ramirez do të jetë prezent në këtë event, ndërsa detyrë e tij do të jetë që t’i intervistojë legjendat e futbollit.

Tifozët do ta kenë ndërin t’i shijojnë “LIVE” ekzibicionet e yjeve të mëdhenj, përfshirë këtu ish-Pussycat Doll, Nicole Scherzinger.

Këngëtarja amerikane, fituese e një Tony Award, do të performojë së bashku me super-yllin britanik dhe ambasadorin e FIFA-s, Robbie Williams, por edhe bashkë me tenorin italian, Andrea Bocell.



Read it all at Bota Sot