Tre adoleshentë francezë mbyten pasi vetura e tyre përmbyset në pishinë

- Bota Sot

Tre adoleshentë francezë mbyten pasi vetura e tyre përmbyset në pishinë

Tre adoleshentë kanë vdekur pasi vetura e tyre rrëshqiti nga rruga në Francën jugore, kaloi nëpër një mur dhe u përplas përmbys në një pishinë private, duke i bllokuar brenda.

Adoleshentët e moshës 14, 15 dhe 19-vjeç nuk ishin në gjendje të hapnin dyert dhe u mbytën. Aksidenti i çuditshëm ndodhi në qytetin Ales në orët e para të së mërkurës.

"Është vërtet kulmi i tmerrit. Nuk ishte ndikimi i aksidentit që i vrau ata. Ata e gjetën veten përmbys në ujë të akullt, të paaftë për të dalë. Ata nuk kishin asnjë shans", tha prokurori publik Abdelkrim Grini.

Raportet e pakonfirmuara sugjerojnë se më i riu nga tre viktimat ishte në timon të veturë në atë kohë.

Prokurori përshkroi se si vetura ishte përplasur me një mur të ulët kopshti, ishte përmbysur dhe kishte rënë "me të katër rrotat në ajër".

Vetëm disa orë u dha alarmi dhe zjarrfikësit u thirrën për të zbrazur pishinën dhe për të larguar automjetin. BFMTV raportoi se pishina ishte rreth 1.5 metra e thellë.

Një hetim është hapur për shkakun e vdekjes. Trupat e tre viktimave janë dërguar në institutin mjeko-ligjor në Nimes për ekzaminim



Read it all at Bota Sot