Shkupi - skuadra më e dobët në Kontinentin e Vjetër!

- Bota Sot

Shkupi - skuadra më e dobët në Kontinentin e Vjetër!

Dhjetori është muaji i bërjes së statistikave, veçanërisht në Maqedoninë e Veriut në futboll.

Çudia është me skuadrën shqiptare, Shkupi.

Nga 15 ndeshja, ka vetëm 1 barazim e 14 humbje rresht.

“Skuadra më e dobët në Evropë luan edhe në kampionatin tonë. 

Konkretisht, Shkupi është bindshëm në vendin e parë në tabelë me skuadrat që kanë serinë më të gjatë pa fitore këtë sezon, ose është bindshëm klubi më i dobët në Kontinentin e Vjetër”, shkruan media maqedonase “Sportsport”.

Shkupi ka 14 humbje dhe vetëm një barazim, dhe për këtë arsye është para Ararat, Wolverhamptonit, Fiorentinës, Veronës...klubeve që nuk kanë fituar këtë gjysmësezon.



Read it all at Bota Sot