Skuadra e futbollit Llapit sot me shumë lehtësi kaloi në rrethin tjetër të Kupës së Kosovës në futboll.
Në shprehje dolën edhe tre talentë të futbollit në përballje me Vjosën e Shtimjes, e cila u fitua me rezultat 4:1 nga llapjanët.
“Debutime të rëndësishme për tre talentët 19-vjeçarë: Blendion Llalloshi, Gentrit Jaha dhe Milot Nazifi.
Momenti i debutimit shënon fillimin e rrugëtimit të tyre në ekipin e parë.
Paraqitje që japin sinjale të mira për të ardhmen!”, thuhet nga KF Llapi.