Gabim nga VAR, Juventusit iu anulua goli i rregullt kundër Udineses

- Bota Sot

Gabim nga VAR, Juventusit iu anulua goli i rregullt kundër Udineses

Tifozët e Juventusit kanë shpërthyer pas anulimit të golit të Jonathan David në minutën e 34-të të sfidës së Kupës së Italisë kundër Udineses.

Asistenti i gjyqtarit Francesco Fourneau sinjalizoi pozicion jashtë loje, vendim që u verifikua nga VAR-i dhe teknologjia SAOT (pozicion jashtë loje gjysmë-automatik).

Por kuadri i shfaqur në transmetim ka ngritur shumë pikëpyetje, pasi në pamje shihet Bertola në qendër të zonës së penalltisë, jo Palma, lojtari që tifozët e Juves pretendojnë se mbante në linjë Davidin.

Goli i David u anulua për pozicion jashtë loje, duke ndezur polemika të mëdha rreth kuadrit të përdorur në TV.



Read it all at Bota Sot