Albion Rrahmani shënon golin vendimtar

- Bota Sot

Albion Rrahmani shënon golin vendimtar

Sparta Praha ka siguruar kalimin në raundin tjetër të Kupës së Çekisë, pas një fitoreje me rezultat 2:1 në transfertë ndaj Artis.

Skuadra mysafire kaloi e para në epërsi në minutën e 27-të me golin e John Mercados, por vendasit barazuan pak para fundit të pjesës së parë me anë të Quadri Adebayo Adediran.

Në pjesën e dytë, kur dukeshin se gjërat po përfundonin baras, në skenë doli Albion Rrahmani, i cili realizoi nga penalltia në minutën e 89-të, duke vulosur fitoren e Sparta Praga 2:1 dhe kualifikimin tutje, shkruan Gazeta Express.

Ky gol ishte i veçantë për sulmuesin, i cili kishte kaluar një periudhë pa shënuar, dhe tashmë shpresohet se do t’i rikthejë ritmin normal sulmit të skuadrës.



Read it all at Bota Sot