Trent Alexander Arnold nuk po i shkon mirë te Real Madridi.
Mbrojtësi anglez ka pësuar një lëndim të ri sonte, në ndeshjen ndaj Atletiko Bilbaos.
27-vjeçari u dasht të largohet nga loja para kohe, derisa mbetet të shihet se sa serioz do të jetë ky lëndim.
Kujtojmë që Arnold u rikthye nga lëndimi në fillim të nëntorit, pasi mungoi për dy muaj.