Skuadra e Leeds-it ka befasuar Chelsea-n, duke i shkaktuar humbje me rezultat 3:1 në takimin e javës së 14-të në Premier League.
Futbollistët e Chelsea-t zhgënjejnë, ndërsa Leeds ka marrë tre pikë para shikuesve të vet, pikë me peshë të madhe.
Bijol (6), Tanaka (43), Calvert-Lewin (72) shënuan për Leeds dhe Neto (50) për Chelsea-n.
Leeds zë vendin e 17-të me 14 pikë e Chelsea të 4-tin me 24 sosh.