Emanuele Giaccherini, ish-lojtar i Juventusit dhe Napolit, ka folur për “Tuttosport” rreth periudhës së tij te bardhezinjtë dhe për gjendjen aktuale të skuadrës së Luciano Spalletti-t.
Ai e përshkroi aventurën te Juventusi si një kapitull të paharrueshëm në karrierën e tij:
“Kur flasim për Juven, më rikthehen shumë kujtime.
Dy vite mes më të bukurave të jetës sime: fitore, kampionë të mëdhenj dhe emocionet e Champions-it”.
“Vinin nga vite të vështira dhe askush nuk na shihte favoritë, por fituam me meritë. Në vitin e dytë erdhi shpërthimi i Pogba-së… Unë mora kënaqësitë e mia”.
Duke analizuar situatën aktuale, ai ndaloi edhe te futbollistët David dhe Zhegrova:
“David-in e pashë shumë mirë ndeshjen e fundit, shënoi. Te Lille ishte gjithmonë lojtar i fortë. Kenan mund të jetë qendërsulmuesi klasik: mjafton të shikoni gola që shënoi ndaj Cagliarit, lëvizje prej numri 9. Në rolin e tij mund të aktivizohet edhe Zhegrova”.
Giaccherini u ndal posaçërisht te Edon Zhegrova, duke e vlerësuar lart:
“Ka veprime prej ‘ylli’ të madh dhe talent të jashtëzakonshëm.
Çështja që mbetet është forma fizike: duhet ta çojmë në 100%.
Dhe kjo arrihet vetëm duke luajtur.
Sezonin e kaluar pati lëndime serioze dhe erdhi vonë në afatin kalimtar.
Me pak minuta më shumë, do të gjejë vazhdimësi”.
Një tjetër vlerësim i rëndësishëm për ‘yllin’ e Kosovës.