Kampioni vjeshtor i Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Vushtrria, ia doli pa problem në konak të Flamurtarit duke shënuar fitore me rezultat 2:0.
Vushtrria kualifikohet më të tej në Kupën e Kosovës, ndërsa Flamurtari nuk ishte i denjë për rezultat më të favorshëm.
Gola i realizuan Klejdi Paloka në minutën e 12-të e Bujar Shabani në atë të 83-tën.
Vushtrrisë i mbetet të luftojë në dy fronte, të rikthehet në elitë dhe në garën për Kupë, ndërsa Flamurtari të arrijë plasman sa më të mirë në Ligën e Dytë të Kosovës.