Skuadra e KF Kamjani nga fshati Kamjan i Komunës së Bogovinës është shpallur kampion i sitnorit vjeshtor në Ligën e Tretë-Perëndim të Maqedonisë, pasi në derbin e fundjavës mposhti Vëllazërimin e Kërçovës me rezultat 3:0.
Golat për vendësit i shënuan Ibrahim Jusufi, Blerand Qamili dhe Sokol Iseni, shkruan Opem-TV.
Kamjani pas dhjetë ndeshjeve të luajtura ka grumbulluar 27 pikë, pesë më shumë se Vëllazërimi i vendit të dytë.
Ata kanë një bilans prej 9 fitore dhe vetëm 1 humbje, 28 gola të realizuar dhe nëntë të pranuar. Liga e Tretë-Perëndim përbëhet nga 12 skuadra.
Trajner i ekipit është Bekim Ziberi është arkitekt i këtij suksesi. Ai ka ndërtuar jo vetëm një ekip, por një familje futbollistësh që luftojnë me zemër për çdo top.
Ekipi është i përbërë nga lojtarë cilësorë si Huzri Xhemaili, i cili është shpallur golashënuesi më i mirë i Ligës në sezonin e parë.
KF Kamjani ka edhe mbështetjen e madhe të tifozëve, të cilët e kanë përkrahur në çdo ndeshje, qoftë si vendës apo mysafirë.
Edhe në fshat tashmë është krijuar një ambient pozitiv dhe të gjithë presin që skuadra e tyre me të njëjtin ritëm të vazhdojë edhe në sezonin pranveror dhe në këtë mënyrë të arrijnë suksesin historik-kualifikimin në Ligën e dytë..