Lionel Messi arriti një nga rekorde më të jashtëzakonshme në futbollin modern në dhjetor 2012, duke shënuar 91 gola brenda një viti kalendarik me Barcelonën. Megjithatë, legjenda argjentinase nuk e sheh këtë si arritjen më të madhe të karrierës së tij.
Në një intervistë të fundit, Messi theksoi se statistikat nuk janë prioritet për të:
“Nuk më pëlqejnë statistikat; sot çdo gjë sillet rreth tyre. Mua më pëlqen të jem shumë i përfshirë në lojë. Ka pasur vite kur kemi fituar gjithçka: të arrish në finalen e Kupës së Amerikës me kombëtaren, të fitosh Ligën e Kampionëve me Barcelonën.
Në vitin 2012 shënova rreth 91 gola, por nuk luaj për këtë. Kurrë nuk më ka interesuar të jap një asist vetëm për të thyer një rekord apo për të kaluar dikë tjetër. Për fat të mirë kam pasur shumë vite shumë të mira.”
Edhe pse rekordi i tij i 91 golave mbetet një nga arritjet më të pabesueshme në futbollin modern, për Messin ai është thjesht një pjesë e një karriere të jashtëzakonshme.
Sot, Messi është i fokusuar tek Inter Miami dhe përgatitjet për Kupën e Botës 2026, duke u përpjekur të mbajë formën më të mirë të mundshme.