VAR-i larg pankinave edhe në Serinë A? Ish-gjyqtari zbulon prapaskenat

- Bota Sot

VAR-i larg pankinave edhe në Serinë A? Ish-gjyqtari zbulon prapaskenat

Trajneri i Lacios, Mauricio Sarri, ka hedhur idenë që kabina e monitorit të VAR-it të vendoset larg pankinave në ndeshjet e futbollit italian dhe jo mes tyre, siç ndodh aktualisht. Ai bëri këtë kërkesë duke marrë për shembull polemikat që lindën në fund të Milan-Lacio në kampionat, ku trajneri Alegri protestoi te kryesori dhe doli me të kuq, ndërsa kishte edhe sherr mes stafeve të skuadrave.

Ish-gjyqtari Luka Mareli, opinionist për “DAZN”, ka theksuar se në fakt një ide e tillë nuk është aspak e keqe dhe ka vende që po e aplikojnë.

“Është një ide që më pëlqen shumë, në Gjermani është kështu, në pjesën më të madhe të fushave. Gjyqtari i katërt për shembull. nuk ka asnjë rol gjatë rishikimit në fushë”, tha ai.

Po në Itali? “Mund të them se ky propozim gjendet edhe në tavolinë e punës së Ligës së Futbollit. Por fakti është se ka disa stadiume në të cilët të sistemosh monitorët në anën e kundërt do të ishte një problem. Si ne stadiumin e Komos për shembull, ku ka pak hapësirë.

Pastaj pika në fjalë nuk është vetëm për idenë, që është mjaft e mirë, pro edhe për koston që përfshin, duhet parë si mund të realizohet në nivel teknik. Ndonëse duke marrë në konsideratë faktin që futbolli lëviz miliarda euro, mendoj se shpenzimi është problemi më i vogël”, tha ai.



Read it all at Bota Sot