Kupa e Botës 2026, sot hidhet shorti historik me 48 skuadra – ja vazot dhe rregullat e reja

- Bota Sot

Kupa e Botës 2026, sot hidhet shorti historik me 48 skuadra – ja vazot dhe rregullat e reja

Shorti i Kupës së Botës 2026 do të hidhet të sonte në mbrëmje, ku 48 kombëtaret pjesëmarrëse – përfshirë 6 që do të përcaktohen në mars – do të zbulojnë grupet e tyre për turneun historik që do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Shorti nis në orën 17:00 dhe do të transmetohet live në FIFA.com, kanalin zyrtar në YouTube.

Vazot e shortit – të konfirmuara

Vazo 1: Kanada, Meksikë, SHBA, Spanjë, Argjentinë, Francë, Angli, Brazil, Portugali, Holandë, Belgjikë, Gjermani
Vazo 2: Kroaci, Marok, Kolumbi, Uruguai, Zvicër, Japoni, Senegal, Iran, Kore e Jugut, Ekuador, Austri, Australi
Vazo 3: Norvegji, Panama, Egjipt, Algjeri, Skoci, Paraguai, Tunizi, Bregu i Fildishtë, Uzbekistan, Katar, Arabia Saudite, Afrika e Jugut
Vazo 4: Jordania, Kepi i Gjelbër, Gana, Curacao, Haiti, Zelanda e Re, 4 fituesit e play-off-eve europiane dhe 2 fituesit e play-off-eve ndërkontinentale

42 nga 48 skuadra janë tashmë të kualifikuara. Italia – kampione bote katër herë – duhet të kalojë Irlandën e Veriut dhe më pas Uellsin ose Bosnjën për të siguruar pjesëmarrjen.

Rregulli i ri: Gjigantët nuk ndeshen deri në gjysmëfinale

Për herë të parë, FIFA ka vendosur një rregull të ri që ndan katër ekipet më të forta (Spanjë, Argjentinë, Francë, Angli) në rrugë të ndryshme të shortit, duke garantuar që ato nuk përballen deri në gjysmëfinale – nëse të gjitha e mbyllin grupin në vendin e parë.

Rregullat e grupeve

12 grupe, secili me nga një skuadër nga çdo vazo

Nuk lejohen më shumë se një ekip nga i njëjti konfederatë (përveç UEFA-s që mund të ketë 2)

Nga vendet pritëse: Meksika është vendosur në Grupin A, Kanadaja në B dhe SHBA në D.

Format i ri i turneut

Për shkak të zgjerimit në 48 ekipe, 8 nga 12 vendet e treta më të mira kalojnë në fazën me 32 skuadra, gjë që ka ngritur shqetësime për mundësinë e ndeshjeve jo konkurruese.

Debutuesit

Plot katër shtete do të luajnë në Botërorin e tyre të parë: Curacao, Jordania, Kepi i Gjelbër dhe Uzbekistani.
Curacao shënon rekord si kombi më i vogël ndonjëherë që kualifikohet, me vetëm 155 mijë banorë.

Shorti pritet të ketë edhe surpriza jashtë fushës: ndër të ftuarit do të jetë edhe Donald Trump, si dhe një program i gjerë argëtimi. 



Read it all at Bota Sot