Messi gati për trofeun e radhës, finalja e MLS kundër Müllerit dhe Vancouverit

- Bota Sot

Messi gati për trofeun e radhës, finalja e MLS kundër Müllerit dhe Vancouverit

Lionel Messi synon më në fund trofeun e vetëm që i mungon në SHBA: MLS Cup.

Ylli argjentinas do të udhëheqë Inter Miami-n në finalen e së shtunës ndaj Vancouver Whitecaps, skuadër që i eliminoi më herët në Concacaf Champions Cup.

Përballë Messi-t do të jetë një njohje e vjetër: Thomas Müller, mesfushori legjendar gjerman që ka një rekord pozitiv kundër tij (7 fitore në 10 ndeshje).

Të dy pranojnë se e kaluara do të mbetet pas – tani luhet për titull.

Messi e vlerësoi forcën e Vancouverit:
“E dimë sa e vështirë është kjo skuadër. Na eliminuan dhe kanë qenë shumë të fortë gjatë gjithë vitit. Do të jetë finale speciale.”

Kjo ndeshje ka edhe emocion shtesë për Miamin: Sergio Busquets dhe Jordi Alba do të largohen duke u pensionuar pas finales.

Messi shpreson t’i përcjellë me një trofe:
“Do të ishte mënyra më e bukur për t’u përshëndetur.”

Messi ka rinovuar deri në vitin 2028 dhe synon të vazhdojë epokën e tij në SHBA, teksa futbolli në Amerikën e Veriut po hyn në një periudhë të artë përpara Botërorit 2026.

Të shtunën, sytë e botës do të jenë te Müller-Messi: një betejë për historinë dhe për MLS Cup.



Read it all at Bota Sot