Përzgjidhet formacioni e trajneri më i mirë i javës së 14-të

- Bota Sot

Përzgjidhet formacioni e trajneri më i mirë i javës së 14-të

Java e 14-të e “Abissnet Superiore” u mbyll me dy takimet e fundit, Egnatia – Flamurtari dhe Vora – Vllaznia.

Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës, sipas skemës 1-4-3-3.

Në portë është gardiani i Flamurtarit, Igor Aleksovski.

Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Emiljano Musta (AF Elbasani), André Teixeira Ferreira (Dinamo City), Dimitrios Chantakias (Flamurtari) dhe Albion Marku (Partizani).

Në mesfushë janë Eridon Qardaku (Dinamo City), Xhoele Macolli (Teuta) dhe Kevin Dalipi (Vora).

Treshja e repartit të avancuar është Dejvi Bregun (Dinamo City), Diego Contreras (Partizani) dhe Heiderber Ramírez (Flamurtari).

Trajneri më i mirë i javës është përzgjedhur tekniku i Flamurtarit, Francesco Moriero. Skuadra vlonjate mundi kampionët e Egnatias në transfertë me rezultatin 1-0.



Read it all at Bota Sot