Talenti nga Prilepi, Salim Arifi, po shkëlqen te FC Mitrovica!

- Bota Sot

Talenti nga Prilepi, Salim Arifi, po shkëlqen te FC Mitrovica!

Sulmuesi19 vjeçar nga Prilepi tek FC Mitrovica, që është lidere në Ligën e dytë të Kosovës, tek kjo skuadër ka ardhur në muajin gusht.

Në 17 ndeshje të zhvilluara me fanellën e Mitrovicës ka shënuar 13 gola.

Aktualishtë është golashënues më i mirë në Ligë.

Në një prononcim për Open-TV, Arifi ka deklaruar se ambiciet e klubit janë të hyjnë në Ligën e parë, ndërsa ambiciet e tij janë të shpallet golashënues më i mirë në ligë.

Arifi thotë se në Mitrovicë është pritur shumë mirë.

Kushtet në stërvitje, trajnerët dhe organizimi në klub janë në nivel të lartë.

FC Mitrovica pas 17 javësh ka tubuar 44 pikë, tre më shumë se Lepenci. FC Mitrovica ka 14 fitore, dy barazme, një humbje dhe goldallimi 48-10.



Read it all at Bota Sot