Spikat derbi Tirana - Partizani

- Bota Sot

Spikat derbi Tirana - Partizani

Sapo është mbyllur java e 14-të e kampionatit, por skuadrat e Abissnet Superiores bëhen gati për të zbritur sërish në fushë, pasi javë e 15-të do të luhet të dielën dhe të hënën.

Java e 15-të nis të dielën në orën 13:30 me takimin Bylis-Teuta, që do të transmetohet në RTSH Sport.

Në orën 18:00 e gjithë vëmendja fokusohet tek derbi i madh i kryeqytetit, përballja Tirana-Partizani, që do të transmetohet në RTSH 1 dhe RTSH Sport.

Të hënën do të luhen 3 takimet e tjera. Në orën 16:00, në Rrogozhinë luhet sfida Egnatia-Vora, që do të transmetohet në RTSH Sport.

Një ndeshje që premton spektakël luhet në Elbasan (19.00), aty ky vendasit presin Vllazninë, në një përballje direkte për kreun e renditjes.

Në të njëjtën orë në Vlorë luhet ndeshja Flamurtari-Dinamo.



Read it all at Bota Sot