Të shtunën në Kumanovë do të zhvillohet derbi shqiptarë midis Bashkimit dhe Shkëndijës
. Është kjo ndeshja e vetme e së shtunës, e që pritet me shumë interes nga futbolldashësit shqiptarë.
E diela vijon me dy ndeshje të tjera ku dy skuadrat e fundit në renditje, FC Shkupi dhe Rabotniçki do të tentojnë të marrin pikë për të shpresuar më shumë për në pranverë.
FC Shkupi në Strugë do të mirëpret AP Brera, skuadër kjo që nga ky stadium ka kujtime të mira, pasi kishin mundur Struga Trim Lum, ndërkohë Rabotniçki në Shkup do të jetë nikoqir i Sileksit.
Java e 16-të në elitën e futbollit maqedonas, mbyllet të hënën me ndeshjen midis KF Arsimit dhe Pelisterit. Kujtojmë në ndeshjen e parë në Manastir skuadra nga Çegrani kishte shënuar fitore mbresëlënëse, 4:0.