Nedim Bajrami u rikthye të luajë me Rejnxhërsin dhe evitoi humbjen e skuadrës së tij duke shënuar në sekondat e fundit. Mesfushori i Kombëtares u shpreh i lumtur për paraqitjen e bërë dhe faktin që është rikthyer në fushë.
“Kam shumë eksperiencë me penalltitë dhe më vjen mirë që mu besua kjo penallti dhe e shënova. Ka qenë një sezon zhgënjyes. Më është dashur të pres shumë kohë për shansin tim. E kaluara është e kaluar. Jam rikthyer në skuadër dhe i lumtur që po ndihmoj ekipin, por një barazim nuk është i mjaftueshëm për ne.
Fola me trajnerin kur erdhi. Isha me ekipin kombëtar dhe mendova se luajta mirë kundër Anglisë.
U ktheva, mora shansin tim. Tre muaj më parë isha larg, tani jam kthyer. Ky është futbolli. Nuk është mirë kur stërvitesh gjithë javën dhe më pas nuk je në skuadër. Por tani jam i lumtur që po ndihmoj skuadrën.
Jemi gjashtë ndeshje të pamposhtur dhe krijuam më shumë se herën e fundit, ndaj duhet të qëndrojmë të bashkuar.
Të dy golat që pësuam mund t’i mbronim më mirë, sepse patëm shumë raste dhe tani hapi i fundit është t’i shfrytëzojmë. E di që sulmuesit tanë kanë cilësi.
Nuk janë gjithmonë ata fajtorë; nëse i ndihmojmë nga prapa dhe u çojmë topa më të mirë përpara, jam i sigurt se do të shënojnë, tha Bajrami mes tjerash pas ndeshjes me Dundi.