Skuadra e Manchester Unitedit barazoi 1:1 ndaj West Ham Unitedit, në ndeshjen e vlefshme për Premier League.
Edhe pse jo me rezultate pozitive, “Djajtë e Kuq” vazhdojnë t’i besojnë trajnerin Ruben Amorim.
Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se Manchester Unitedi po i beson ende projektit të trajnerit portugez.
“Djajtë e Kuq” kanë grumbulluar 22 pikë në 14 xhiro në Premier League. Tani gjenden në pozitën e 8-të, me aq pikë sa ka Brightoni (22).