Gjashtë gola në Mitrovicë, Trepça ’89 kualifikohet

- Bota Sot

Gjashtë gola në Mitrovicë, Trepça ’89 kualifikohet

Trepça ’89 nga Mitrovica është kualifikuar në rrethin e dytë të Kupës së Kosovës në futboll.

Mitrovicasit ishin më të mirë duke triumfuar me rezultat 4:2 ndaj Kikës në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Ndeshje me rivalitet, Kika ka barazuar 2:2, por mitrovicasit nuk lejuan befasi duke triumfuar në finish.

Për fitoren e Trepçës ’89 shënuan Bajraktari (17’), Doberdoli (20’), Hasani (84’) e Maliqi (90’).

Për Kikën shënuan Art Ramadani e Arbër Mustafa.



Read it all at Bota Sot