Mesfushori i Arsenalit, Deklan Rice, ka qetësuar tifozët pas shqetësimeve të së mërkurës, duke deklaruar se do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Aston Vilas këtë fundjavë.
Anglezi u dëmtua në ndeshjen e fundit dhe nuk mundi të luante, siç konfirmoi trajneri Mikel Arteta.
Pas ndeshjes, Arteta tha: “Ai nuk mund të luante”. Megjithatë, Rajs ka siguruar tifozët: “Jam mirë, do të jem gati dhe i disponueshëm”.
Ky është një lajm i madh për Arsenal, që e sheh Rajs si një lojtar kyç në mesfushë.
Paralelisht me sezonin e jashtëzakonshëm aktual, rsenali ka nisur një ofensivë të qartë për të transferuar Kenan Ildiz, sulmuesin e ri turk që po shkëlqen te Juventusi.
Klubi anglez ka kontaktuar tashmë përfaqësuesit e lojtarit dhe e sheh 20-vjeçarin si një përforcim strategjik për sezonin e ardhshëm, veçanërisht në krahët e sulmit ku Mikel Arteta kërkon më shumë dinamizëm dhe fantazi.
Situata e kontratës së Ildiz te Juventusi ka hapur derën për një largim të mundshëm.
Negociatat për pagën kanë ngecur, pasi klubi italian ka ofruar rreth 5 milionë euro në vit, ndërsa lojtari kërkon 6 deri në 7 milionë euro.
Kjo ka bërë që Arsenali të futet në garë me idenë për t’i ofruar një rol të rëndësishëm dhe kushte më të mira. Ildiz ka fituar vend të qëndrueshëm te Juventusi që nga debutimi i tij dhe ka grumbulluar mbi 100 paraqitje me 21 gola e 16 asiste, shifra që e bëjnë një perspektivë të fortë për Premier Ligën, duke qenë një profil që përputhet me filozofinë e Artetas.