Ish-futbollisti i Cityt e ‘cilëson’ Guardiolën si një “gjarpër”

- Bota Sot

Ish-futbollisti i Cityt e ‘cilëson’ Guardiolën si një “gjarpër”

Pep Guardiola është cilësuar si një “gjarpër” nga një prej ish-lojtarëve të tij në një ‘shpërthim’ të ashpër.

Guardiola ka gëzuar një karrierë legjendare si trajner, duke drejtuar disa nga lojtarët më të mirë të epokës së tij, përfshirë Lionel Messin. Por jo çdo lojtar ka pasur marrëdhënie të mirë me spanjollin.

Njëri prej tyre është Yaya Toure, i cili ka pasur një marrëdhënie të tensionuar me Guardiolan gjatë periudhave të tyre së bashku te Barcelona dhe Manchester City.

Toure luajti nën urdhrat e 54-vjeçarit te Barca, përpara se të ribashkoheshin te Man City. Ai u bë një figurë dytësore në “Camp Nou” pasi humbi vendin në formacion për shkak të shfaqjes së Sergio Busquets, i cili doli nga akademia e të rinjve dhe u bë pjesë e ekipit të parë.

E njëjta situatë ndodhi edhe pas transferimit te Man City.

Agjenti i Toure, Dimitri Seluk, madje ndërhyri në konfliktin e tyre dhe pretendoi se një “mallkim” ishte hedhur mbi Guardiolan.

Ivoriani e ka rizgjuar sërish konfliktin e tij me Guardiolan duke e quajtur ish-trajnerin e tij një “gjarpër”.

Ai zbuloi gjithashtu se edhe gruaja e tij ndan të njëjtin mendim, duke e quajtur Guardiolan “të lig” në një vlerësim brutal.

Duke folur në kanalin e YouTube “ZACK”, Toure tha: “Nuk shoh një burrë, shoh një gjarpër. Trajneri i Barcelonës më telefononte atëherë dhe më thoshte:

‘Duhet të kthehesh, është e rëndësishme’. Gruaja ime më thotë: ‘A do t’i dëgjosh ato marrëzira? Ai të trajtoi si plehra, dhe tani do të të mbajë? Shkojmë në Manchester’.

Ai nuk më luajti gjatë gjithë vitit dhe në fund të vitit shkëlqej në Kupën e Botës 2010, dhe ai më sjell në Barcelonë”.

Toure shtoi: “Gruaja ime më fliste për të: ‘Ai nuk është burrë, është i lig’. Ajo e sheh atë si një person negativ”.

Pavarësisht marrëdhënies së keqe me Guardiolan, mesfushori legjendar pati sukses të jashtëzakonshëm si te Barca, ashtu edhe te Man City.

Ai bëri 118 paraqitje për Barcën dhe ndihmoi gjigantët katalanas të fitonin La Ligën dhe Ligën e Kampionëve. Ndërsa te Man City fitoi tre tituj të Premierligës dhe shënoi 82 gola.



Read it all at Bota Sot