Suedia i jep fund ndihmës financiare për katër vendet afrikane dhe vendos të ndihmojë Ukrainën

- Bota Sot

Suedia i jep fund ndihmës financiare për katër vendet afrikane dhe vendos të ndihmojë Ukrainën

Qeveria suedeze njoftoi se do të ndalojë ndihmën financiare për Zimbabvenë, Tanzaninë, Mozambikun dhe Liberinë, si dhe Bolivinë. Ajo tha se do të mbyllë tre ambasada për të liruar fonde për Ukrainën.

 "Ambasadat e Suedisë në Bolivi, Liberi dhe Zimbabve, ku ndihma për zhvillim ishte aktiviteti kryesor do të mbyllen," tha Ministri suedez për Bashkëpunim Ndërkombëtar Benjamin Dussa. Ndryshimet do të zbatohen gradualisht dhe do të hyjnë në fuqi në vitin 2026.

Mediat e huaja shkruajnë se qeveria planifikon të rrisë ndihmën për Ukrainën me të paktën rreth 913 milionë euro. Gjatë 25 viteve të fundit, ndihma suedeze për këto katër vende afrikane ka tejkaluar 50 miliardë korona. Vendi skandinav, një donator bujar i ndihmës për zhvillim që nga vitet 1970, po përjeton një kapitull të ri në historinë e tij pas zgjedhjes së një qeverie konservatore në vitin 2022, të mbështetur nga një parti e ekstremit të djathtë, anti-imigracion.

Kjo ndihmë synon pjesërisht uljen e imigracionit dhe përshpejtimin e deportimeve, dy prioritete për Stokholmin. Kështu, Suedia ndaloi ndihmën e saj për Irakun vitin e kaluar dhe dëshiron të vendosë kushte për ndihmën e saj për Sirinë. Tanzania ka marrë gjithsej 6.4 miliardë euro që nga viti 1962. Sipas ministrit, vendet, veçanërisht në Afrikë, kanë zhvilluar një varësi të vërtetë nga ndihma gjatë dekadave, gjë që mund të ketë bërë që këto vende të mos ndërmarrin aq shumë reforma sa do të donim të shihnim. Shumë organizata dhe ekspertë i kundërshtojnë këto argumente.

“Kjo është një braktisje e lëvizjeve demokratike që ne i kemi mbështetur për një kohë të gjatë me rezultate të mira”, tha  Matthias Brunander, sekretar i përgjithshëm i OJQ-së Diakonia, e cila vepron në Tanzani.



Read it all at Bota Sot