Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, është i kënaqur me shortin në Kampionatin Botëror.
Zvicra është në Grupin B me Kanadanë, Katarin dhe fituesin e play-of-it (Italia, Irlanda e Veriut, Bosnjë-Hercegovina ose Uellsi).
Për Xhakën është një grup i mirë.
Kampionati Botëror mbahet vitin e ardhshëm, nga 11 qershori deri më 19 korrik.
“Një grup i mirë, me kundërshtarë interesant.
Natyrisht, do të jetë disi e veçantë të luajmë ndaj nikoqires së Botërorit, Kanadasë. Atmosfera do të jetë e shkëlqyeshme”, ka thënë Xhaka.