Dëmtohet mburoja mbrojtëse e centralit bërthamor të Çernobil

- Bota Sot

Dëmtohet mburoja mbrojtëse e centralit bërthamor të Çernobil

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për energjinë bërthamore ka njoftuar se mburoja mbrojtëse e termocentralit bërthamor në Çernobil është jofunksionale, për shkak të dëmeve të shkaktuara nga dronët.

Ukraina ka fajësuar Rusinë, për këto sulme. Bëhet fjalë për mburojën e njohur si “Konvoji i Sigurisë” ose Arka, e cila u ndërtua pas katastrofës bërthamore në Çernobil më 1986 me qëllim të ndalimit të përhapjes së rrezatimit.

Nga Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), e cila është agjenci e OKB-së, javën e kaluar u njoftua se me një sulm me dron.

Drejtori i IAEA-s, Rafael Grossi, deklaroi se mburoja e ka humbur funksionin e saj kryesor të sigurisë, por se nuk ka pasur dëmtime të përhershme të strukturës mbajtëse apo të sistemit të monitorimit.

Ai theksoi se janë kryer disa riparime, por gjithashtu është e domosdoshme një ndërhyrje gjithëpërfshirëse për të parandaluar degradimin e mëtejshëm dhe për të siguruar sigurinë bërthamore afatgjatë.



Read it all at Bota Sot