Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës

- Bota Sot

Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës

Futbolli vendor, sot rikthehet me një ditë të mbushur me emocion në kuadër të xhiros së 16-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Tri përballje të forta pritet të mbajnë tifozët në tension deri në fund. Ndeshja kryesore e ditës do të zhvillohet në Klinë, ku Dukagjini pret në shtëpi Dritën, dy skuadra që vijojnë me formë të mirë këtë sezon.

Në Suharekë, Ballkani do të presë Prishtinën e Re në “Stadiumin e Qytetit”, një përballje që mund të sjellë surpriza.

Ndërkohë, në stadiumin “Liman Gegaj”, Malisheva do të përballet me Drenicën, një duel që pritet të jetë shumë konkurrues.

Të gjitha ndeshjet e sotme janë parashikuar të nisin në orën 13:00.



Read it all at Bota Sot