Raportohet se Liverpool ka listuar katër zëvendësues potencialë për Mohamed Salahun në vitin 2026, ndërsa përballet me sfidën e madhe për të zëvendësuar yllin egjiptian, megjithatë çdo mendim për të marrë Michael Olise mund të hidhet menjëherë poshtë, sipas raportimeve nga Anglia.
33-vjeçari është lënë jashtë dy formacioneve të fundit të Liverpoolit pas rënies së formës dhe performancës këtë sezon, duke lënë trajnerin Arne Slot me një dilemë të madhe nëse duhet ta rikthejë lojtarin për përballjen vendimtare të së shtunës ndaj Leeds në “Elland Road”.
Dhe me Salahun që përsëri lidhet me një transferim në Arabinë Saudite në fund të sezonit, kanë lindur spekulime se kë do ta kërkojnë kampionët aktualë të Premierligës për ta zëvendësuar.
Megjithatë, raportimet nga “TEAMtalk” zbulojnë se Bayern Munichu po qëndron fort mbi Olisen, duke bërë të qartë se nuk kanë ndërmend të shqyrtojnë oferta për anësorin në formë.
Olise ka qenë i jashtëzakonshëm në Gjermani këtë sezon, duke regjistruar 20 kontribuime golash në vetëm 21 paraqitje deri në fundjavë.
23-vjeçari francez pritet gjerësisht të kthehet në Premierligë sezonin e ardhshëm, me Manchester City dhe Arsenal që kohët e fundit janë shtuar në listën e mundshme të pretenduesve.
Megjithatë, raportimet në Gjermani kanë theksuar se çdo përpjekje për Olise do të ishin të kota.
Ata insistojnë se ai është një nga lojtarët më të vështirë për t’u larguar nga Bayern, duke theksuar se nuk është për shitje për asnjë çmim.
Ky qëndrim i fortë shuan ndjeshëm ëndrrat e Liverpoolit për ta tërhequr atë përsëri në Angli verën e ardhshme, përkundër raportimeve që ata ishin gati të thyenin rekordet e tyre të transferimeve për ta marrë lojtarin.
Në këtë fazë, duket se “Reds” do të varen nga dëshira e lojtarit për të bërë të qartë se dëshiron të largohet; gjë që duket shumë e papranueshme.
Ndërkohë që një transferim për Olisen do të ishte thuajse i pamundur, gazetari i “BILD”, Tobias Altschaffl, ka konfirmuar se Olise është një emër që me të vërtetë ndodhet në listën e dëshirave të “Reds”, së bashku me tre lojtarë të tjerë të mëdhenj – njëri prej tyre vjen nga një rival direkt.
“Michael Olise është në këtë listë rezervë,” tha Altschaffl.
“Së bashku me tre emra të tjerë: Kenan Yildiz nga Juventus, Rodrygo nga Real Madrid dhe Iliman Ndiaye nga Everton. Bayern është shumë i sigurt se Olise nuk do të largohet,” shtoi ai. “Pse ta lëshojnë? Por, kuptueshëm, Liverpool është i interesuar për të”, tha ai.
Çdo lëvizje për Ndiaye do të ishte padyshim kontraverse. Ai ka qenë lojtari më i spikatur i Evertonit deri tani këtë sezon në një kampionat dukshëm më të mirë nën drejtimin e David Moyes.
Aktualisht në vendin e 10-të në tabelë, reprezentuesi senegalez ka pesë kontribuime golash (katër gola, një asist) nga 14 paraqitje në Premierligë këtë sezon.
Një transferim për Yildiz mund të jetë pak më i lehtë. Kjo pasi “TEAMtalk” ka zbuluar se ka pasur pak përparim në bisedimet për kontratën e re mes sulmuesit turk dhe Juventus, ndërkohë që shumë klube të Premierligës janë të interesuara.
Rodrygo, nga ana tjetër, duket se mund të largohet nga Real Madrid verën e ardhshme, megjithëse pretendimet për një largim në janar për brazilianin janë mohuar me forcë.