Lorik Boshnjaku - i gatshëm për ndeshje!?

- Bota Sot

Lorik Boshnjaku - i gatshëm për ndeshje!?

Pas duelit të mesjavës ndaj Istogut në kuadër të Kupës së Kosovës, skuadra e Gjilanit është vënë menjëherë në aksion për ndeshjen e radhës kampionale ndaj Llapit.

“Grupi është i bashkuar dhe i gatshëm për të treguar vazhdimësinë, pavarësisht që ndodhet pranë një sfide tejet të vështirë siç është ajo ndaj Llapit.

Besart Krivanjeva po lufton me kohën për të qenë i gatshëm në këtë takim, ndërkohë Robert Rrahmani vazhdon të stërvitet i diferencuar nga pjesa tjetër e grupit.

I gatshëm për ndeshje pritet të jetë Lorik Boshnjaku, i cili mungoi në duelin e kupës për shkak të numrit të kartonëve”, thuhet nga SC Gjilani.

Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Llapit zhvillohet të dielen më 7 Dhjetor me fillim nga ora 13:00.



Read it all at Bota Sot