Derbi do të luhet sot në Klinë (13.00) ndërmjet Dukagjinit dhe kampionit në fuqi, Dritës së Gjilanit.
Dukagjini zë vendin e tretë me 26 pikë e ka tre më shumë se Drita që gjendet në të katërtin.
Trajneri i Dritës. Zekirija Ramadani theksoi fillimisht fushat vazhdojnë të jenë sfiduese për futbollin tonë dhe një gjë e tillë mund të ndodh edhe nesër, por kanë bërë të gjitha përgatitjet për tiu përshtatur kushteve atmosferike.
"E kemi bërë analizën e kundërshtarit, por ajo që ka qenë si informacion tek futbollistët është se sa më shumë ti përshtatemi fushës për arsye të kushteve atmosferike, dhe ta kemi si parapërgaditje për atë që na pret.
Duke pasur parasysh kundërshtarin ne jemi ekip kampion dhe duhet ta mbrojmë titullin dhe titulli mbrohet duke fituar çdo ndeshje.
\Jemi përgayit për një luftë sportive, është një Dukagjin më ndryshe rrinë me një numër të madh të futbollistëve në fazën defanzive më ikujdesshëm, ne kemi marrë masat të japim maksimumin dhe të kthehemi me objektivin e fortë", tha trajneri.
Ndeshja FC Dukagjini - FC Drita do të luhet në Stadiumin "18 Qershori"..