Një lajm i bujshëm merkatoje. Sunday Oliseh, ish-trajneri i Nigerisë, zbuloi në një intervistë se Victor Osimhen është gati të ndryshojë ekip.
Sipas burimeve të trajnerit, ish-sulmuesi i Napolit do të transferohet te Reali i Madridit: “Victor Osimhen do të nënshkruajë për Real Madridin. E mora këtë lajm nga një person shumë i rëndësishëm dhe jam shumë i lumtur për të”.
Sulmuesi nigerian u transferua këtë verë te Galatasaray dhe po shkëlqen në kampionatin turk.
Sezonin e kaluar Victor Osimhen (ishte në huazim) shënoi 30 gola, ndërsa këtë sezon ka shënuar 5 gola në 11 ndeshje të luajtura në kampionat.