Danilo, një rast unik

- Bota Sot

Danilo, një rast unik

Danilo Luiz da Silva është shndërruar në një rast unik në botën e futbollit. Ish-lojtari i Real Madridit dhe Juventusit u bë vendimtar me golin e fitores kundër Palmeiras (1-0), duke i dhënë Flamengos të katërtën “Coppa Libertadores”.

Kjo është Libertadores e dytë për të, pasi e fitoi edhe në vitin 2011 me Santos, ku shënoi në finalen (2-1) ndaj Peñarol, së bashku me Neymar.

Mbrojtësi, sot i spostuar në qendër të prapavijës, ka fituar gjithashtu dy Champions League me Real Madridin (2016, 2017), duke krijuar një “palmares” të paprecedentë. I zgjedhur MVP i finales, Danilo tha: “Do t’i thoja Danilos së vogël të guxojë të ëndërrojë. Nëse ëndërron, mund ta arrish aty ku synon”.

Ai shkëlqeu me 6 ndërhyrje të sakta, 98% saktësi pasimesh dhe tri goditje të bllokuara.

Danilo ia dedikoi triumfin babait të tij, tifoz i Flamengos, i cili po udhëtonte drejt Limës, por u detyrua të kthehej pas një humbjeje familjare. Ai zbuloi gjithashtu se refuzoi oferta të rëndësishme në janar:

“Nuk mendova për paratë, por ëndrrën time për të fituar me Flamengon”.



Read it all at Bota Sot