"Treni i fundit” për Tiranën

- Bota Sot

"Treni i fundit” për Tiranën

Nga njëri derbi te tjetri. Pas disfatës së thellë me Dinamo City, 6-2, Tirana përballet këtë të diel me Partizanin dhe nuk ka rrugë tjetër veç fitores. Kjo ndeshje është “treni i fundit” për bardheblutë, por edhe për trajnerin Ardian Nuhiu.

Tirana aktualisht është 6 pikë prapa vendit të parafundit dhe nëse nuk fiton në “Air Albania”, diferenca mund të thellohet dhe shanset e mbijetesës në Superiore do të zbeheshin shumë. Partizani vjen në një moment të mirë dhe konsiderohet favorit në derbi, ndërsa Tirana nuk ka asgjë për të humbur.

Bardheblutë mund të frymëzohen nga fakti se të vetmen fitore në këtë kampionat e kanë pikërisht në derbin e fazës së parë me Partizanin. Që atëherë situata është përkeqësuar, disa lojtarë kanë dalë jashtë planeve të klubit, por në derbi do të luhet gjithçka për gjithçka.

Vendimtare mund të jetë kjo sfidë edhe për trajenrin Nuhiu, i cili nuk ka shijuar ende fitoren e parë që kur është ulur në stolin e Tiranës. Ai ka vetëm një barazim dhe katër humbje. Vetëm një fitore në derbin kundër të kuqve do ta shpëtonte trajnerin e tretë të Tiranës për këtë sezon, pas Vangjel Miles dhe italianit Roberto Bordin.



Read it all at Bota Sot