Bledi Shkëmbi: Meritat shkojnë për futbollistët, por edhe drejtuesit e skuadrës

- Bota Sot

Bledi Shkëmbi: Meritat shkojnë për futbollistët, por edhe drejtuesit e skuadrës

Me ndeshjen ndaj Tikveshit, Struga Trim Lum edhe zyrtarisht e mbylli sipari për sezonin vjeshtorë në Ligën e Parë. 13 fitoret e realizuara në 16 ndeshje, kanë lënë të kënaqur trajnerin, Bledi Shkëmbi, që falënderon të gjithë për mbështetjen e dhënë gjatë kësaj periudhe…

Bledi Shkëmbi pa dyshim se është një ndër trajnerët më të suksesshëm që kanë drejtuar ekipin e Struga Trim Lum.

Madje, korçari është trajneri me rezultatet më të mira si debutues në bankinën e skuadrës Struga TL.

Mirëpo edhe përkundër këtij fakti, Shkëmbi është shumë modest, dhe gjithë këtë sukses ia faturon skuadrës, pra futbollistëve, por edhe drejtuesve, që e kanë mbështetur në çdo moment.

Shkëmbi, në intervistën për faqen zyrtare të klubit, fillimisht foli për ndeshjen dhe fitoren në Kavadar, që u arrit në një terren shumë të vështirë për lojë, kjo edhe për shkak kushteve klimatike.

“Pavarësisht terrenit, mendoj që u bë një ndeshje shumë e bukur, kjo për meritë edhe të kundërshtarit, i cili kërkonte të luante një futboll të mirë.”

“Jam shumë i kënaqur me angazhimin e futbollistëve ditën e sotme, pavarësisht fushës mendoj që djemtë bënë një ndeshje shumë të mirë, edhe pse në fund fituam me rezultat të ngushtë.” – u shpreh fillimisht Bledi Shkëmbi, që edhe në këtë ndeshje vendosi që ti jap shansin një debutuesi të ri. Fjala është për sulmuesin Tarik Demishkoski, ndërsa vlen të theksohet se para tij, gjithashtu kishin debutuar edhe Altin Aliji, Florian Roçi dhe Alban Roçi.

“Gjithë lojtarët që debutojnë, mendoj që e meritojnë të luajnë, pavarësisht se kanë në dispozicion më pak minuta.” – u shpreh Shkëmbi, i cili foli edhe për objektivin e skuadrës që kishte para fillimit të sezonit, por edhe tani, kur tashmë kemi mbyllur pjesën e parë të sezonit.

“Në fakt në fillim mendimi dhe objektivi jonë si skuadër, pra kuptohet bashkë edhe me stafin teknik por edhe Drejtorin, ishte të krijonim grupin pasi nga viti kaluar kishte shumë ndryshime.

Për fat të mirë arritëm të bëjmë një skuadër të fortë ku nga dita në ditë, nga stërvitja në stërvitje kuptonim që po bëhej një skuadër e fortë.

Nga ndeshja në ndeshje besimi vinte dhe rritej, dhe jo më kot jemi në vendin e dytë.” – tha strategu korçar, që rezultatet e arritura për gjatë stinorit vjeshtorë, nuk i sheh si sukses peronal.

Ai thotë se më të merituar për arritjet e deritanishme, në rradhë të parë janë vetë futbollistët, por edhe drejtuesit e klubit, që janë treguar mjaft korrekt, në gjithçka që kishin premtuar.

“Jo, nuk e shikoj si sukses personal, e para një FALENDERIM për të gjithë futbollistët, sepse merita është e tyre, kanë qenë super profesionistë gjatë gjithë kohës. Falenderim edhe për klubin, për korrektësinë dhe qetësinë që na e kanë dhënë. Këta së bashku ma kanë bërë më të lehtë debutimin në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut.” – vijoi Shkëmbi, i cili thotë se skuadra ka bërë maksimumin kur janë në pyetje pikët dhe se nuk ka dështuar në asnjë moment.

“Me pikët jam shumë i kënaqur, mendoj që kemi bërë maksimumin.”

“Skuadra nuk ka dështuar në asnjë moment të sezonit. Ashtu mendoj unë.” – u shpreh më tej Shkëmbi, që gjithashtu foli edhe për garën për titullin e kampionit: “Mendoj që për titullin kampion në garë do të jenë 4 skuadrat e para, pasi deri në fund ka edhe shumë ndeshje për tu zhvilluar”.

Duke uruar festat e fundvitit, Bledi Shkëmbi nuk harroj të falënderojë të gjithë nga Struga Trim Lum për mbështetjen e dhënë gjatë kësaj periudhe sa është pjesë e familjes së madhe “bardhekuq”.



Read it all at Bota Sot