Kërcënime me vdekje dhe lajme të rreme

- Bota Sot

Kërcënime me vdekje dhe lajme të rreme

Kërcenime me vdekje dhe lajme të rreme për të shtyrë presidentin Claudio Lotito të shesë Lazio-n. Për këtë situatë ka nisur hetimi dhe janë ndaluar 5 persona për shantazh dhe manipulim të tregut.

Bëhet fjalë për gazetarët Stefano Greco dhe Rodolfo Bada, si dhe tifozët Renato Calcara, Fabio Russo e Lorenzo Silvestri. Të pestë akuzohen se kanë kryer “akte kërcënimi me vdekje nëpërmjet rrejeteve sociale dhe e-mail-eve”, për të detyruar presidentin e Lazio-s, Lotito, të shesë klubin.

Akuzat janë gjithashtu edhe për shpërndarje “nëpërmjet rrjeteve sociale, apo “Millenovecento” (një portal online i aksesueshëm vetëm nga abonentët), të lajmeve të rreme në lidhje me shitjen nga Lotito të paketës së aksioneve të kontrollit të Lazio-s”.

Lotito kohët e fundit ka theksuar se klubi nuk është në shitje. Ai ka denoncuar episode të ndryshme, mes të cilëve hapjen e një banderole nga një apartament, ku shkruhej: “Lotito liro Lazio-n”.

E njëjta frazë është parë të valvitet edhe nga një avion që ka fluturuar mbi qendrën sportive të Formello. Lotito ka marrë po ashtu një telefonatë më 17 korrik, ku një burrë, i cili fliste me theks roman, e kërcënonte se do ta vriste, nëse nuk largohej nga S.S. Lazio.



Read it all at Bota Sot