Shkëndija e Tetovës kthehet me pikë të plota nga stadiumi në Kumanovë.
Shkëndija në stilin e kampionit, e ka mposhtur me rezultat 3:1 Bashkimin, në takimin e javës së 16-të të Kampionatit të Maqedoninë së Veriut.
Për Shkëndijen shënuan Alimi (4 - autogol), Tamba (34’), Ademi (74’) dhe për Bashkimin Aleksovski (7).
Shkëndija renditet në vend të tretë me 26 pikë, ka 6 më pak se lideri Vardari dhe pesë se Stufa Trim Lum. Bashkimi zë vendin e pestë me 22 pikë.