Pret rikthimin te Reali

- Bota Sot

Pret rikthimin te Reali

Interi do të përballet sot me objektivin e tyre të merkatos së verës 2025, Nico Paz, por Real Madridi ka mbajtur gjithmonë kontrollin mbi yllin e Comos, duke planifikuar rikthimin e tij në vitin 2026.

Interi u përpoq në çdo mënyrë të hynte në negociata për të nënshkruar me Nico Paz verën e kaluar, duke shfrytëzuar edhe marrëdhëniet shumë të mira me babain e tij, Pablo.

Megjithatë, Real Madridi ka pasur gjithmonë fjalën e fundit dhe ka planifikuar rikthimin e lojtarit, i cili pritet të realizohet verën e ardhshme.

Është e vështirë të imagjinohet një skenar i ndryshëm gjatë merkatos së janarit dhe për këtë arsye, Como refuzoi çdo propozim të mundshëm në verë, duke ditur se Real Madridi kishte kontroll të plotë.

Në orën 18:00 sot, zikaltërit do të luajnë kundër Paz, por do të shpresojnë që ai të mos ketë ditën e tij më të mirë në “San Siro”.

Ndeshja e sotme në shtëpi kundër Comos do të jetë sfiduese për Interin, jo vetëm për shkak të argjentinasit – ndoshta lojtari më në formë në Serie A aktualisht, me siguri një nga tre më të mirët – por edhe për shkak të formës së shkëlqyer të skuadrës së Cesc Fàbregas, e cila nuk ka humbur që nga 30 gushti, duke marrë gjashtë fitore dhe gjashtë barazime në 12 ndeshjet e fundit./



Read it all at Bota Sot