Armando Broja do e nisë sot titullar me Burnleyn. Vendim surprizë, ndërsa në prag është ndeshja e Premier Ligës me Newcastle.
Është hera e parë, që Broja do luajë si startues në kampionat me Burnleyn.
Ndeshja në transfertë është e vlefshme për javën e 15-të.
Burnley ndodhet në zonën e ftohtë dhe rrezikon seriozisht rënien duke pasur pesë humbje radhazi. Në të gjitha këto sfida, Broja ka luajtur si zëvendësues.
Mundësi e mirë për 24-vjeçarin që të kthehet te goli, pasi mungon prej vitit të kaluar në Premier Ligë.
Broja ka luajtur titullar në ndeshje zyrtare me Burnleyn, pikërisht ato që i përkisnin Kupës EFL.