Zelensky nderon ushtarët e plagosur në spitalin e Kievit!

- Bota Sot

Zelensky nderon ushtarët e plagosur në spitalin e Kievit!

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka nderuar sot ushtarët e plagosur.

 Zelensky u dha medalje nderi ushtarëve të plagosur ukrainas në një spital në Kiev. Kjo vjen pasi sulmi i madh i Rusisë gjatë natës në vend plagosi tre persona në kryeqytet.

“Fola me luftëtarë që aktualisht po i nënshtrohen trajtimit për lëndime të rënda në krahë dhe këmbë. Jam mirënjohës ndaj mbrojtësve tanë për shërbimin e tyre dhe gjithçka që kanë bërë për vendin tonë”, tha Zelensky në X.

Presidenti i Ukrainës nderoi gjithashtu mjekët gjatë vizitës së tij, të cilët i vlerësoi për "dhënien e forcës luftëtarëve tanë". 



Read it all at Bota Sot