Shkëndija e Tetos ka përmbyllur ndeshjen e xhiros së 16-të dhe njëkohësisht gjysmësezonin vjeshtor të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, duke u renditur në vendin e tretë me 36 pikë, vetëm 6 pikë larg kreut.
Kuqezinjtë mbyllin këtë fazë me një tjetër paraqitje solide në Kumanovë, ndërsa skuadra fokusin tashmë e kthen nga angazhimet në Europë.
Gjest i bukur i “Ilirëve” që lëshuan vendin e tyre në tribunë për “Ballistët”
Bashkimi-Shkëndija 1:3 (1:2)
Stadiumi “Bashkimi” në Kumanovë
Gjyqtar: Stojançe Stojanov (Shtip)
Golashënues: Aleksovski 6’ (Bashkimi), ndërsa Alimi ag. 4’, Tamba 34’ dhe Ademi 74’ (Shkëndija)
BASHKIMI: Jashar, Panovski, R. Murati (Mislimi 54’), Liçina, Alimi (c), A. Murati (Demiri 46’), Aleksovski, Saiti, Zuka, Avornyo (Sulejmani 79’), Aydogan (Limani 79’).
Trajner: Blazhe Janakievski
SHKËNDIJA: Gaye, Alhassan, Meliqi, Fetai, Webster, Qaka (Krasniqi 68’), R. Ramadani, Tamba (Mazari 83’), Zejnullai (Jakupi 87’), Latifi (F. Ramadani 84’), Ibraimi (c) (Ademi 68’). Trajner: Jeton Beqiri
Me përfundimin e gjysmësezonit vjeshtor, Shkëndija mbetet plotësisht në garë për titullin kampion.
Para pushimit dimëror, kuqezinjtë do të zhvillojnë edhe dy ndeshje të rëndësishme evropiane, të enjten ndaj Slovan Bratisllavës në Shkup dhe më 18 dhjetor në Qipro ndaj AEK.