Tre shqiptarë të Kosovës titullarë në derbin e rivalëve të përjetshëm të Kroacisë, Ron Raçi e Adrijon Pajaziti u paraqitën për
Hajdukun e Splitit dhe Arbër Hoxha për Dinamon e Zagrebit.
Hajduku ka barazuar në “Maksimir” me rezultat 1:1 në përballje me Dinamon e Zagrebit.
Pamje nga ndeshja
Futbollisti Pajaziti u ndëshkua me karton të verdhë në minutën 77-të dhe u zëvendësua në atë të 86-tën.
Futbollisti Michele Sego shënoi në minutën e 68-të për epërsinë e Hajdukut.
Atmosfera
Kur të gjtthë menduan se pikët po shkojnë në Split, Hoxha, reprezentuesi i Shqipërisë, doli në skenë duke barazuar rezultatin 1:1 në minutën e 90+12.
Hoxha ashtu si di ai, shpërtheu atmosfera në stadium.
Çmenduri në çastet e fundit, atmosferë elektrizuese.
Ai është nga Kosova, Hoxha po Hoxha.
Pas javës së 16-të, Dinamo është lider me 32 pikë e ka një më shumë se Hajduku në pozitën e dytë.