Dinamo e Zagrebit dhe Hajduku i Splitit barazuan me rezultat 1:1 në derbin e madh që u luajt në Maksimir, në ndeshjen e javës së 16-të të SuperSport të Kampionatit të Kroacisë.
Arbër Hoxha barazoi rezultatin në minutën e 90+12 duke e shmang humbjen e Dinamos.
Dinamo mbetet në krye të tabelës me 32 pikë, një më shumë se Hajduku në pozitën e dytë.
"Goli do të thotë shumë për mua.
Nuk jam i kënaqur me pikën. Ishim në krye sot.
Shënuam një gol në pjesën e parë, por u anulua. Hajduku nuk pati asnjë rast për të shënuar përveç njërit.
Goli im është i rëndësishëm për të qëndruar në vendin e parë", tha anësori i Dinamos për televizionin “MAXSport”, duke shtuar:
“Dy javë më parë ishim të dytët, tani jemi të parët. Po luajmë edhe në Evropë, jemi pak të lodhur, por është mirë që jemi të parët.
Nuk kemi nevojë për motivim për Europa League. Kemi cilësinë për të luajtur me Betisin".