Trajneri i Manchester City i ka bërë përshtypje paraqitja e Rayan Cherkit, i cili realizoi një asist spektakolar “rabona” në ndeshjen e fundit.
Trajneri Pep Guardiola nuk ngurroi ta komplimentojë lojtarin francez, duke e krahasuar edhe me Lionel Messin.
“Unë kurrë nuk e kam parë Messin të bëjë një asist të tillë…
Messi është lojtari më i mirë që ka luajtur ndonjëherë dhe unë nuk kam parë kurrë asiste të tilla,” tha Guardiola.
Trajneri shtoi se për të, thjeshtësia në lojë është thelbësore: “Gjërat e thjeshta e bën Messin perfekt…
Dhe më pas mund të driblojë katër, pesë lojtarë. Unë dua që lojtarët fillimisht t’i bëjnë gjërat e thjeshta mirë, dhe pastaj, nëse kanë talent si Cherki, mund të bëjnë gjithçka që duan.”
Megjithatë, Guardiola paralajmëroi për rreziqet: “Por nëse nuk funksionon, atëherë do të jetë problem. Do të jesh në telashe.”
Me fjalët e tij, Guardiola jo vetëm lavdëroi Cherkin, por gjithashtu theksoi rëndësinë e balancës mes talentit të veçantë dhe disiplinës taktike.