Barcelona si furtunë për ekipin e Betisit në Sevilla, duke fituar me rezultat 5:3.
Futbollisti Ferran Torres e kishte mbrëmjen e tij, për 40 minuta shënoi het-trik.
Tre pikë të mëdha për Barcelonën, e cila e përforcon edhe më shumë vendin e parë me 40 pikë, ka 4 më shumë se Reali në vend të dytë (një ndeshje më (pak).
Për Barcelonën shënuan Torres (11, 13 e 40’), Bardghji (31), Yamal (59’) dhe për Betisin Antony (6), Llorente (85’) e Cucho Hernandez (90’ – nga penalltia).
Betisi renditet në vend të pestë me 24 pikë të mbledhura pas javës së 16-të në kampionatin spanjoll.