“Dje takova kryetarin e komunës, z. Shaqir Totaj. Në këtë takim miqësor i ofrova dorëheqjen time; ai më dëshiroi shumë shëndet, ndërsa unë i urova suksese në qeverisjen e re katërvjeçare. Faleminderit të gjithëve që bashkëpunuan sinqerisht me mua!”
Sipas burimeve, brenda partisë ka tension të madh lidhur me ndarjen e drejtorive në Prizren, pasi fitoret e arritura me koalicion kanë ndryshuar ndarjen e pozicioneve që i takonin PDK-së, ndërsa pozitat e tjera do të ndahen mes LDK-së dhe partive të tjera të koalicionit.
Kujtojmë se gjatë fushatës, kryetari Shaqir Totaj kishte lavdëruar shpesh Çelë Lamajn për punën e tij në Shërbimet Publike./Gazeta e Re