Kosova do të luajë në orët e hershme të mëngjesit, vetëm nëse kalon play-off-in

- Bota Sot

Kosova do të luajë në orët e hershme të mëngjesit, vetëm nëse kalon play-off-in

Kombëtarja e Kosovës tashmë e di se kur do të luajë ndeshjet e saj nëse arrin të sigurojë kualifikimin historik në Kupën e Botës.

FIFA ka zyrtarizuar oraret e sfidave, të cilat për shkak të zonave kohore do të luhen në mëngjes herët sipas orës lokale.

“Dardanët” fillimisht duhet të kalojnë dy sfida vendimtare në mars: më 26 mars përballen me Sllovakinë në Bratislavë, e më pas, nëse fitojnë, do të takohen me fituesin e duelit Turqi – Rumani për vendin në Botëror.

Në rast se Kosova siguron biletën për turneun, atëherë do të jetë pjesë e një grupi të fortë me Australinë, Paraguain dhe ShBA-në.

Sipas orarit të publikuar nga FIFA, dy ndeshjet e para – ndaj Australisë dhe Paraguait – do të luhen në ora 06:00 të mëngjesit, ndërsa sfida kundër SHBA-së do të nisë në ora 04:00.



Read it all at Bota Sot