Futsal skuadra e SEEU University po lë gjurmë këtë sezon, dhe në qendër të suksesit është kapiteni dhe lideri i ekipit, Hisen Memedi, i cili pas gjashtë xhirove është golashënuesi më i mirë i Ligës së Dytë të Futsallit në Maqedoni.
13 gola në 6 ndeshje, lider absolut!
39-vjeçari Memedi po përjeton një formë fantastike, duke shënuar 13 gola, tre më shumë se ndjekësit më të afërt. Përvoja e tij, qetësia para portës dhe roli udhëheqës kanë qenë vendimtarë për ecurinë pozitive të ekipit universitar.
Pas tij në renditje vijnë tre lojtarë me nga 10 gola, por askush deri tani nuk ka arritur ritmin e Memedit, i cili është kthyer në motorin kryesor të SEEU Futsal. Goran Arsovski i KFF Kratovo, Petre Dailovski i Zhelezarecit dhe Kristian Krstov nga ekili Football Stars kanë nga 10 gola.
Pavarësisht dominimit të Memedit, edhe pjesa tjetër e ekipit ka dhënë kontribut të rëndësishëm. Në listën e autorëve të autogolave këtë sezon figuron edhe Adis Fetai, lojtar i SEEU-së, i cili pati një moment fatkeq në një nga ndeshjet.
Ekipi i SEEU po vazhdon të ndërtojë identitet të fortë kompetitiv, me disiplinë, organizim dhe përkushtim.
Performanca e Memedit është vetëm pasqyra më e dukshme e progresit që po bën skuadra.
Me formën aktuale, SEEU University duket gati të luftojë për kreun e tabelës dhe të synojë ngjitjen në elitën e futsallit në vend, ku në të shkuarën është paraqitur me shumë sukses.