Superiorja rikthehet sërish në fushë me ndeshje mjaft interesante dhe të luftuara, që do të zhvillohen në kuadër të javës së 15-të të kampionatit. 2 takime do të luhet në dy orare të ndryshme.
Gjithçka do të “ngre” siparin me duelin Bylis – Teuta. Përballje kjo që do të luhet në orën 13:30 dhe që zhvillohet në “Adush Muça.
Ndërkohë pak orë më vonë gjithë kryeqytetit do të jetë sy e veshë nga derbi. Tirana – Partizani do të përballen mes tyre për herë të dytë në këtë sezon, ndërsa do të synojnë fitoren, e cila vlen për krenari dhe prestigj,
vlen për një qytet të tërë. Dy rivalët e përjetshëm vihen përballë njër-tjetrit në “Air Albania” duke nisur që nga ora 18:00.